Altea, vogëlushja jashtë rrezikut për jetën
15/09/2017 00:00
Vogëlushja Altea, e cila kohë më parë pësoi djegie të rënda në trup dhe ishte në rrezik për jetën, tashmë është shëruar.
Lajmin e ka njoftuar kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook, ku vogëlushja shfaqet pranë prindërve të saj, tashmë të lehtësuar.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, por gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, ka thënë Rama.
Top Channel