Zjarr në zyrën e pronave, arrestohet dy rojet e ndërtesës
14/09/2017 00:00
Kati i katërt i Agjencisë së Trajtimit të Pronave është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Flakët janë konstatuar rreth orës 3, ndërsa zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Policia vuri në pranga dy rojet e godinës më akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia po vijon hetimet pasi dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga persona të jashtëm. Sipas burimeve nga flakët janë dëmtuar edhe materiale dhe dosje te vlefshme për institucionin.
Top Channel