PS zgjedh kryetarët e komisioneve

14/09/2017 00:00

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zgjodhën emrat e drejtuesve të 5 komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u vendos që Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Erion Braçe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ermonela Felaj kryetare e Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Eduard Shalsi kryetar i Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërkohë, Milva Ekonomi do të jetë nënkryetare e Komisionit të Arsimit, Elisa Spiropali do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Blendi Çuçi, nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Vasilika Hysi do të jetë nënkryetare e Parlamentit.

Top Channel