Levan-Tepelenë, del nga rruga automjeti; humb jetën pasagjeri

14/09/2017 00:00

Një automjet tip “Land Rover” ka dalë nga rruga teksa udhëtonte në aksin Levan-Tepelenë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen një person që udhëtonte si pasagjer në mjet, ndërsa drejtuesi ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit është transportuar në spitalin rajonal të Fierit. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel