Asetet kriminale, bllokohen 3 automjete luksoze

14/09/2017 00:00

Tre automjete janë konfiskuar nga Policia e Shtetit për mosjustifikim të prejardhjes së të ardhurave të përdorura për blerjen e tyre.

Kjo u realizua në saj të aksionit të titulluar “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve kriminale si dhe identifikimin, gjetjen, kapjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimin e aseteve kriminale, për të pasur si synim final garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitete kriminale.

Top Channel