
Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit zyrtarizoi kalendarin për Botërorin e “MotoGP” për vitin 2018.
Ky kampionat do të nisë më 18 mars me Çmimin e Madh të Katarit dhe do të përfundojë më 18 nëntor në Valencia.
Në kalendar janë 19 gara në total dhe risia qëndron në faktin se, në të është përfshirë edhe Çmimi i Madh i Tajlandës, që do të zhvillohet më 7 tetor.
Ndërkohë, gara që do të pasojë atë të Katarit më 18 mars është Çmimi i Madh i Argjentinës, më 8 prill, i ndjekur nga Çmimi i Madh i Teksasit në Austin, më 22 prill.
Vetëm në një rast, dy gara zhvillohen njëra pas tjetrës. Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Çekisë dhe atë të Austrisë, të përcaktuara të mbahen respektivisht më 5 dhe 12 gusht, ndërsa në periudhën 21 tetor-4 nëntor do të zhvillohen garat e Japonisë, Australisë dhe Malajzisë.
Top Channel