Çmimet FIFA “The Best”/ Sylvinho e Gjimshiti në një mendje për fituesin, por ndahen për të dytin dhe të tretin
Ekipi skocez, Celtic Glasgow pritet të përballet sërish me një ndëshkim nga UEFA, pasi një tifoz zbriti në fushën e lojtës për të sulmuar sulmuesin e Paris SG, Kylian Mbappe, gjatë fitores 5-0 të francezëve në “Parkhead” mbrëmjen e djeshme, ndeshje e vlefshme për Champions League.
Brendan Rodgers, trajner i skocezëve, shprehu zhgënjimin dhe keqardhjen e tij për incidentin, që ndodhi vetëm pak momente pasi PSG-ja kishte trefishuar avantazhin. “Agresori” në këtë rast u përpoq t’i jepte një të goditur me këmbë sulmuesit 18-vjeçar.
UEFA e ka ndëshkuar plot 11 herë Celticun në më pak se 6 vite për shkak të sjelljes së tifozëve dhe problemeve që kanë shkaktuar ata, përfshi këtu lëshimin e fishekzjarreve, trazirave mes tifozëve dhe publikimin e parullave të ndaluara.
Por, si në shumë raste të tjera, edhe këtë herë jo të gjithë tifozët e Celticut ishin pro atij veprimi, madje disa u shprehën të zhgënjyer për incidentin që ndodhi në fundin e pjesës së parë.
Rodgers, gjithsesi, tha se pavarësisht gjobës që pritet nga UEFA, klubi që i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Parkhead” do të ndërmarrë edhe masat e duhura. “Reagimi i pjesës tjetër të tifozerisë i thotë të gjitha. Nuk ka nevojë për koment, ishte zhgënjyese”, tha ai pas ndeshjes.
Top Channel