
Emisioni investigativ Fiks Fare transmeton sot në mbrëmje pazaret e trafikantëve për dërgimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Nëpërmjet kamerave të fshehta, gazetarët dokumentuan të gjithë rrugëtimin e shqiptarëve drejt “tokës së premtuar”.
Trafikantët kërkojnë nga 9 deri në 11 mijë euro, ndërsa gazetarët ranë në gjurmët e trafikantëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Më pas, biseda në telefon dhe në fund takimet, të cilat u zhvilluan në qytetin e Vlorës. Trafikantët i tregojnë gazetarëve të “Fiks Fare” për rrugën qe do të bëjnë. Nga Shqipëria drejt Belgjikës udhëtimi bëhej me autobus, ndërsa kalimi në Britani realizohej me autobusë, kamionë ose jahte.
Trafikantët treguan se kanë dhjetëra “prenotime” nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas tyre, meshkujt trafikohen më lehtë, ndërsa për vajzat dhe fëmijët është shumë e vështirë, çka përkthehet në shuma më të mëdha për t’u paguar.
Për më shumë, ndiqni sot në orën 20:10 emisionin investigativ “Fiks Fare”.
Top Channel