Qafë-Thanë, pranga dy maqedonasve për trafik droge

12/09/2017 00:00

Dy shtetas maqedonas përfunduan në prangat e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Metodi Maraichkov, 40 vjeç dhe Ljubica Zucovikj, po 40 vjeçe u ndaluan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në valixhet e tyre, në dalje të kufirit shqiptar, iu gjetën 4 pako me një peshë totale prej 1 kilogramë e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar hashash.

Dy shtetasit maqedonas ishin paraqitur në pikën e kontrollit si pasagjerë të një automjeti autobus dhe sasia e drogës u gjet në bagazhet personale të Metodi Maraichkov. 

Ndaj dy maqedonasve u bë ndalimi në flagrancë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Top Channel