Papunësia zbret poshtë 14 përqind

12/09/2017 00:00

Papunësia në Shqipëri zbret poshtë nivelit 14 përqind. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të 2017, shkalla e zyrtare e papunësisë është 13,9 përqind niveli më i ulët që nga tremujori i fundit i 2012-s.

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2 përqind dhe pas kësaj nisi rënia graduale. 

Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e  shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA