Integrimi, ish-ministrja Gjosha: Është ulur rëndësia e procesit

12/09/2017 00:00

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha në Parlament se është ulur rëndësia e procesit të integrimit të Shqipërisë. Sipas saj deri në çeljen e negociatave ishte i nevojshëm ministria e Integrimit si institucion, pasi kapacitetet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm.

“Pas shpërfilljes me të cilën u trajtua ky proces (integrimi)dhe mungesës së një vizioni dhe strategjie të qartë për 4 vitet e ardhshme më mbeten shumë pyetje dhe shqetësim se cdo të ndodhë me procesin e zgjerimit. Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave dhe kapacitetet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm që do i duhet asaj. Meqë vazhdimisht është përmendur rasti i Kroacisë si argument, do të risillja në kujtesën tuaj se Kroacia e ka pasur një ministri dhe vetëm pas çeljes së negociatave përafroi këtë qasje. Kemi ulur rëndësinë e procesit.Ngul këmbë se sot nuk kemi asnjë lloj vizioni, strategjie apo plani se si do të koordinohet procesi i integrimit në vijim. Sërish shpresoj që puna e ekspertevë tanë vendas e të huaj të mos hidhej poshtë”, deklaroi Gjosha, tashmë deputete e LSI-së.

Top Channel