Integrimi, Bushati: PD bllokoi për dy vite reformën

12/09/2017 00:00

Duke reaguar ndaj akuzave të kryetarit të opozitës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësuar si boshe deklaratën e tij.

“Opozita drejtohet nga një individ boshti i të cilit është boshllëku. Më duket më i vetmuar se kurrë, i braktisur edhe nga ata njerëz me eksperiencë të PD që kanë kontribuar”, ka deklaruar Bushati.

Për Bushatin, rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit ishte i qartë, “qytetarët presin ndryshim dhe zhvillim, prandaj votuan qeverinë tonë”, ka thënë ai.

Sa për procesin e integrimit, Bushati është shprehur: “Sot jetojmë në një botë me ekuilibra të prishur, me vendet që influencohen nga ngjarjet”.

Duke qëndruar tek çështja e integrimit, Bushati ka akuzuar opozitën se, “bllokoi reformën (në drejtësi) dy vjet” dhe rrjedhimisht edhe ecurinë e Shqipërisë.

Top Channel