I mbaroi koha, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës

12/09/2017 00:00

Të hënën, Gramoz Ruçi u lexoi pjesë të rregullores dhe tha se e bënte këtë për të informuar kryesisht deputetët e rinj të Parlamentit.

Por nëse në seancat paraardhëse procedura dhe rregullorja nuk parashikonin debat, të martën diskutohej programi i qeverisë “Rama 2”.

Lulzim Basha hapi seancën e së martës dhe kritikoi programin e qeverisë Rama, e po ashtu, pak pas mesditës fjalën e mori edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. E si gjithmonë, koha për të është e pamjaftueshme.

Por, ndryshe nga legjislatura e kaluar, këtë herë Gramoz Ruçi u tregua strikt me rregulloren.

“Mos më detyro që të aplikoj masat që parashikon rregullorja. Ulu zoti Berisha! Mos e tepro as në planin etik, politik dhe procedurial. Ulu e mos gënje këta kolegët e tu, se i merr në qafë”, tha ai duke i ndërprerë fjalën Berishës.

Top Channel