
Në Frankfurt u zhvillua “Motor Show” i përvitshëm, ku kompani të ndryshme të prodhimit të automjeteve prezantuan modelet më të fundit, që do të shihen në rrugë.
Nuk mund të mungonte në këtë spektakël makinash Mercedesi, që u prezantua me supermodelin “Project One”.
Prezantimi i kësaj supermakine u bë nga vet shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane, Dieter Zetsche, i shoqëruar nga 3 herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton.
“Prej kohësh kemi biseduar me stafin e Mercedesit për një supermakinë të vërtetë, ku është përdorur pak edhe nga teknologjia e Formulës 1. E më në fund kjo u arrit”, tha Hamilton. “Uroj Dieter Zietche. Mund të them se kjo makinë ka motorin me të cilin unë fitova titullin në vitin 2015, kështu që e ndiej pak edhe si krijesën time”, shtoi piloti britanik.
Motori i kësaj makine mund të arrijë deri në 11 mijë xhiro në minutë, vetëm pak më pak sesa ai i një makine të Formulës 1. Në të njëjtën kohë, kjo lloj makine ka në përbërje edhe 4 motorë elektrikë.
Top Channel