Elbasan, tritol lokalit në rrugën “Rinia”

12/09/2017 00:00

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në një lokal në rrugën “Rinia”, në Elbasan. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit dhe me shumë lëvizje. Nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është hedhur brenda në lokal duke thyer xhamin dhe më pas ka shpërthyer.

Policia është duke hetuar rreth ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh të grupeve të përfshira në trafik të lëndëve narkotike.

Janë sekuestrar tashmë pamjet filmike të bizneseve pranë, të cilat mund të hedhin dritë mbi autorët e kësaj ngjarjeje. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe më pas në kapjen e tyre.

Top Channel