
Breshëri i një ditë më parë në fushën e Korçës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.
Për pasojë janë rrafshuar në masë të mbjellat, por është dëmtuar edhe pemtaria, duke bërë që të humbë puna e një viti e fermerëve. Hektarë të tërë të kultivuara me perime, por edhe pemët në fshatin Kreshpanj të Bashkisë së Maliqit brenda pak minutash janë shkatërruar plotësisht. Banorët apelojnë për ndihmë, pasi me këto dëme ata janë të falimentuar.
Ndërkaq, përballë kësaj situate, specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë kanë nisur nga puna në terren duke bërë verifikimet e dëmit.
Përveç dëmtimit të prodhimeve të stinës, por edhe pemëtarisë në fshatin Kreshpanj, breshëri ka shkaktuar dëmtime edhe në fshatra të tjerë të rajonit juglindor.
Top Channel