Aksident me pasojë një të vdekur në Kavajë

12/09/2017 00:00

Një person ka ndërruar jetën pas një aksidenti mesditën e sotme në dalje të qytetit të Kavajës.

Mësohet se në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, një mjet tip Benz u përplas me një motor, e për pasojë drejtuesi i motorit, 64-vjeçari N.S, ka ndërruar jetë.

Raportohet se pasagjere në motor ka qenë edhe bashkëshortja e 64-vjeçarit, e cila është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, L.E, është arrestuar nga policia deri në verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel