
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi teksa ishte duke lëvizur me një motor është përplasur me një makinë përgjatë shëtitores në Vlorë.
Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të përplasur me njëri-tjetrin mjetin tip ”Opel”, me drejtues mjeti shtetasin M.V., 53 vjeç dhe mjetin motor me drejtues E.S., 20 vjeç.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e të riut për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë goditje në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. 20-vjeçari është futur në sallën e operacionin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel