Lushnje, e përplas mjeti në trafikndarëse, humb jetën 75-vjeçari
11/09/2017 00:00
Një person që po kalonte trafikndarësen në aksin Lushnje-Rogozhinë u përplas nga një automjet.
Ai humbi jetën nga plagët e marra, pak momente pasi u dërgua në spitalin e Lushnjes. Viktima, që mendohet se është rreth 75 vjeç, është ende i paidentifikuar.
Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici. Të dhënat e para tregojnë se ai ka qenë duke kryer një parakalim në momentin që viktima po kapërcente trafikndarësen e rrugës.
Top Channel