Greqi, kapet shqiptari me 89 kg hashash

11/09/2017 09:00

Një 52-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë duke transportuar 89 kilogramë kanabis në vendin e quajtur Sideri, në afërsi të qytetit të Filatit, në Igumenicë.

Sipas autoriteteve greke, 52-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, u kap duke udhëtuar me automjetin e markës Mercedes në pronësi të një shtetasi grek, duke transportuar lëndën narkotike.

I pyetur prej agjentëve të antidrogës, ai pohoi se lëndën narkotike e kishte marrë në kufi me Shqipërinë dhe do ta dërgonte në Athinë, ku do t’ia dorëzonte bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.

52-vjeçari pranoi se transportin e bënte për llogari të pronarit të automjetit, një shtetas grek i shpallur në kërkim.

52-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA