Frroku, dorëhiqet kolegji penal i Gjykatës së Apelit
11/09/2017 00:00
Kolegji penal i Gjykatës së Apelit ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i ish-deputetit Mark Frroku.
Gjyqtarët Shkëlqim Mustafaj, Andi Civici dhe Fatmira Hajdari janë tërhequr pasi kanë gjykuar më parë një kërkesë të të pandehurit për përfundimin e afateve të paraburgimit, gjatë kohës që çështja e tij po trajtohej në Gjykatën e shkallës së parë të Tiranës.
Tani pritet që të zgjidhet një tjetër trupë gjykuese.
Mark Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 7 vite e gjysmë burg për akzuat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë.
Top Channel