Eksploziv klinikës dentare, në kërkim autori

11/09/2017 00:00

Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në orët e mbrëmjes të së dielës në një klinikë dentare në Shijak.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22.30 në lagjen “Petrit Llaftiu”, ku lënda eksplozive ishte vendosur në shkallët e jashtmë të klinikës në pronësi të A. L., 33 vjeç.  Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel