
Politikat e barazisë gjinore Gjermania i merr seriozisht dhe nuk ngelin asnjëherë në letër. Për ta përforcuar këtë shembulli mbërrin nga një “sport” mashkullor, siç është futbolli.
Ndeshja mes Hertës së Berlinit dhe Verder Bremenit, e vlefshme për kampionatin elitar gjerman ishte në dorë të një gruaje.
Bibiana Steinhaus bëhet e para grua që drejton një takim në kategorinë e parë gjermane, duke vendosur 10 shtatorin në histori, jo vetëm për futbollin gjerman, por për mbarë atë botëror.
38-vjeçarja ka një përvojë të gjatë në arbitrim dhe ka drejtuar mjaft ndeshje në kategorinë e dytë gjermane, ndërkohë që është edhe një ndër gjyqtaret më të vlerësuara nga FIFA e UEFA që i kanë besuar ndeshje të rëndësishme të futbollit për femra.
Sa për informacion, ndeshja mes Hertës dhe Verderit u mbyll në barazim 1-1.
Top Channel