
Plot 14 mijë turistë kanë vizituar Parkun e Apolonisë gjatë verës së këtij viti, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht, ai është vizituar nga më shumë se 6 mijë turistë.
Restaurimet e kohëve të fundit dhe zbulimet e reja kanë bërë që Parku Arkeologjik i Apolonisë të zgjojë interes të madh te turistët, duke u vizituar çdo ditë nga dhjetëra të tillë nga vende të ndryshme të Europës.
Pjesa e muzeut është veçanërisht më e frekuentuar, pas restaurimeve që janë bërë gjatë muajve të fundit. Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik, një interesim të madh ka pasur për rihapjen e portikut me statuja dhe mozaikut që ndodhet brenda në muze.
Sipas Marin Haxhimihalit, drejtor i parkut, Apolonia tashmë është bërë një park ku sipërfaqja arkeologjike e vizitueshme është më e madhja në të gjithë vendin.
Top Channel