Rihanna i rrëfen pengjet e jetës David Copperfiled
08/09/2017 00:00
Rihanna ka disa pengje në jetën e saj. Në numrin e fundit të revistës “Elle”, këngëtarja e hitit “Wild Thoughts” është pyetur nga iluzionisti, David Copperfiled, ku dëshironte të shkonte nëse do zhdukej dhe të rishfaqej përsëri.
Ylli çuditërisht është përgjigjur: “10 minuta para së të humbisja virgjërinë… do ta refuzoja atë ofertë”.
Riri gjithashtu ka folur edhe për truket e bukurisë në intervistën e dhënë. E pyetur se kur ka vendosur për herë të parë buzëkuq, ajo ka thënë:
“Buzëkuqi gjithmonë më ka futur në telashe. Edhe kur isha fëmijë apo në fillimet e karrierës sime kur isha adoleshente, gjithmonë doja ta vendosja. Kështu që i thyeva të gjitha rregullat. Tashmë buzëkuqi është arma ime sekrete”.
Top Channel