Agjenti i Elseid Hysajt, mbrojtësit të kombëtares, ka folur me superlativa për mbrojtësin shkodran, në mediat italiane.
Ai është ndalur edhe te aktivizimi me kombëtaren, ku në ndeshjen me Maqedoninë, Panucci eksperimentoi duke e aktivizuar për disa minuta në qendër të mbrojtjes.
“Vura re që Panucci e aktivizoi si mbrojtës qendre. Hysaj ka eksperiencën taktike për të luajtur kudo, por maksimumi i tij vjen në krahun e djathtë të mbrojtjes”, tha Giuffredi.
Agjenti i mbrojtësit shkodran u shpreh se mbrojtësi është plotësisht i gatshëm për t’u aktivizuar në ndeshjen e të dielës në mbrëmje, që Napoli do ta luajë në Bologna.
“është rikthyer dje dhe është në dispozicion të Sarrit. Ai është gjithmonë i gatshëm dhe nuk ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Janë të paktë futbollistët në Europë, që kanë minutazhin e tij në këmbë, ndaj mund të them pa frikë që Hysaj është një ‘makinë lufte'”, u shpreh ai.
Në fund agjenti i Hysajt theksoi se ky është viti i duhur për Napolin, për të fituar titullin kampion, ndërsa cilësoi Juventusin si rivalin e vetëm për t’u mundur.
Top Channel