Aksidentoi 65-vjeçarin, pranga efektivit të FNSH-së

08/09/2017 00:00

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme për shkelje të rregullave të qarkullimi rrugor.

Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë u arrestua në flagrancë.

Më datë 7 shtator, ai dyshohet se nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë më makinën e tij 65-vjeçarin me inicialet Q.D., që lëvizte me motoçikletë në fshatin Laknas të Tiranës.

65-vjeçari është shoqëruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Top Channel