Tiranë, pranga “tmerrit” të gomave
07/09/2017 00:00
Bënte “kërdinë” duke vjedhur gomat e makinave, por ka përfunduar në prangat e policisë.
Brenda 1 muaji, 30-vjeçari Ervis Zervo kishte arritur të çmontonte gomat nga 11 mjete të parkuara në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ai rezulton i dënuar më parë po për veprën penale të “vjedhjes”, ndërsa policia i ka sekuestruar edhe një automjet dhe veglat e punës.
Top Channel