SHBA në Botëror, Arena: Trump po na pengon

07/09/2017 00:00

Politikat e Donald Trump ndaj emigracionit mund të mos dërgojnë kombëtaren amerikane të futbollit në botërorin rus.

Ky ishte thelbi i çuditshëm i deklaratës së trajnerit të Shteteve të Bashkuara, Bruce Arena pas barazimit që skuadra e drejtuar prej tij mori me Hondurasin.

“Disa deklarata dhe politika që bën ai (Donald Trump) godasin fort vendet e Amerikës Qendrore, pra edhe lojtarët e kombëtareve të tyre, të cilët kur luajnë më pas ndaj nesh japin 200 përqind. Sidomos politika jonë e emigracionit ka një ndikim të fortë tek këto vende, e me gjasa ngjall edhe zemërim ndaj nesh. Kjo bën që kur përballen me ne në futboll, japin gjithmonë më shumë se maksimumi”, deklaroi Bruce Arena pas barazimit me Hondurasin.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos shkojnë në botëror. Skuadra e drejtuar nga Arena ndodhet në vendin e katërt të grupit, vend që i siguron deri më tani play off-in. Meksika është e kualifikuar, e thuajse e kualifikuar është edhe Costa Rika. Ndërkohë, Panamaja ndodhet në vendin e tretë me një pikë më shumë se SHBA.

Top Channel