Partia Socialiste mblodhi të shtunën Asamblenë Kombëtare. Takimi nisi me dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, post në të cilin u caktua Taulant Balla.
Të gjithë ministrat bënë një përmbledhje të objektivave 100-ditorë të dikastereve të tyre. Ndërsa Saimir Tahiri dhe Bashkim Fino paraqitën raportet për bashkëqeverisjen me qytetatet dhe procesin e zgjedhjeve në parti. Më pas ishte radha e kryeministrit Edi Rama.
“Çuarja e tepsisë për skrap do marrë katër vjet, por procesi ka nisur dhe do vazhdojë aty ku është llumi më i madh i Shqipërisë, në burgje dhe hipoteka. Një tjetër zonë e llumit që do pastrojmë është zona e shërbimeve për fermerët. Sportelet unike të fermerëve do të bëhen realitet në 100 ditë dhe brenda 300 ditëve në gjithë Shqipërinë. Një sportel unik për të gjitha shërbimet ndaj fermerëve, drejtoritë e bujqësisë do të shkrihen”, deklaroi Rama.
Edi Rama tregoi 33 zëvendësministrat të cilët do të jenë pjesë e qeverisë. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga jashtë Partisë Socialiste dhe janë emra jo të njohur në publik.
Por, siç shpjegoi kryeministri, ata janë specialistë në sektorët e tyre. Ata mund të thuhet se janë tashmë pjesë e “PS Plus”, një strukturë e ideuar nga vetë Rama.
Për herë të parë qeveria e Shqipërisë do të ketë në përbëjre të saj dhe dy zv.ministra nga Kosova, respektivisht në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe në Ministrinë e Kulturës.
4 zëvendësministra në Ministrinë e Bujqësisë: Ermira Rusi, Dhimo Kote, Ilir Halilaj, Roland Kristo
4 zëvendësministra në Ministrinë e Shëndetësisë: Mira Rakacolli, Bardhylka Kospiri, Iliriana Bajraktari, Ardian Ajaku.
3 zëvendësministra në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme: Klea Maliqi, Artenisa Drajlo, Etjen Xhafaj.
4 zëvendësministra në Ministrinë e Brendshme: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besfort Lamallari.
4 zëvendësministra në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: Elton Haxhi, Albana Shkurta, Erion Luçi, Dajna Sorensen.
4 zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit: Besa Shahini, Ervin Demo, Kostandin Shkurti Shpati Kolgega
4 zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: Enis Aliko, Amdi Bonati, Dorina Cinari, Artan Shkreli.
Zv/ministër i Mbrojtjes – Petro Koçi.
Zv/ministra te Drejtësia – Teuta Vodo, Toni Gogu.
Top Channel