
Mbledhja e dytë e qeverisë “Rama 2”, e mbajtur në Velipojë, ka përfunduar.
Edhe ky takim ka qënë po aq hermetik sa ai i Llogarasë, por në përfundim të tij, përmes një statusi në rrjetin social Twitter kryeministri ka lënë të kuptohet se janë vendosur piketat për drejtimin e vendit në çdo sektor.
“Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët dhe biznesin, fuqizim i shërbimeve dhe rritje ekonomike mbi 5% në 2019”, ka thënë Rama në profilin e tij.
Një ditë më parë, me një status të ngjashëm kreu i ekzekutivit deklaroi se eliminimi i burokracive në radhët e administratës, “që ka shkaktuar një konsum skandaloz kohe, lekësh e nervash”, do mbarojë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re.
Top Channel