
Në konferencën për shtyp ku analizoi dy ndeshjet eliminatore ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, trajneri i Kombëtares Christian Panucci, e cilësoi si moment vendimtar rastin e humbur nga Sadiku në sfidën e Strumicës.
Ai tha se situata do të ishte krejtësisht tjetër, nëse Armando Sadiku do të kishte dyfishuar shifrat.
“Në Maqedoni bëra një zgjedhje Lila-Kukeli sepse kisha frikë nga dëshira dhe vrulli i kundërshtarit, duke hequr dorë nga qarkullimi i topit. Por, nga ana tjetër vura 4 lojtarë përpara: Hyka, Roshi, Sadiku dhe Llullaku. Kisha frikë nga kundërsulmi i Maqedonisë po të humbnim topin. Tani që e njoh më mirë skuadrën, them se sa më shumë cilësi të hedhim në fushë, aq më mirë është. Nëse Sadiku do të shënonte golin e dytë, unë do të isha i zoti. Por, në fund rrezikuam ta humbisnim lojën. Ramë fizikisht dhe Maqedonia rriti ritmin”, u shpreh Panucci.
Top Channel