UEFA, Ceferin: Pro afrimit të fundit të merkatos

06/09/2017 00:00

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i zgjedhur në këtë post 16 shtatorin e vitit të kaluar, është shprehur në favor të mbylljes më herët të merkatos së futbollit.

Për këtë temë të nxehtë të kësaj periudhe, Ceferin ka folur për “The Times”.

“Jam i ndërgjegjshëm që po zhvillohet një diskutim serioz në të gjithë Europën mbi mundësinë e afrimit të datës së përfundimit të merkatos verore. Ne, nga ana jonë, jemi duke ndjekur me vëmendje këtë kërkesë. Sipas këndvështrimit tim, nuk është diçka pozitive kur disa lojtarë e nisin sezonin me një skuadër të caktuar, e brenda pak ditësh ndryshojnë fanellë. Më duket sikur krijon paqartësi. Për këtë arsye jam në favor të tërheqjes së datës së mbylljes së merkatos”, ka deklaruar Ceferin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB