
Gjermania në këto eliminatore të Botërorit të Rusisë është e pandalshme, duke marrë një fitore të thellë 6-0 ndaj Norvegjisë.
8 ndeshje po kaq fitore dhe një golavarazh 35-2 është ecuria e deritanishme e kampionëve të botës dy ndeshje para fundit të këtyre eliminatoreve. Ozil, Draxler, Werner dy gola, Goretzka dhe në fund Gomez ishin autorët e 6 golave për gjermanët.
Një fitore mjaft të rëndësishme ka marrë kombëtarja e Anglisë ndaj Sllovakisë 2-1, duke qenë “me një këmbë” në Botërorin e Rusisë tashmë, pasi udhëheq grupin me 20 pikë, ndërsa ndiqet nga Sllovakia, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i eliminatoreve.
Ky takim u hap me një gol të shpejtë të Lobotka, i cili shënoi për Sllovakinë që në minutën e tretë. Por Dier në fundin e pjesës së parë dhe Rashford me fillimin e të dytës bën të pavlefshëm golin e miqve.
Top Channel