
Kombëtarja e Holandës ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera, 3-1, ndaj Bullgarisë, një rivali direkt, për vendin e dytë në grup.
Kjo fitore ishte një domosdoshmëri për vendasit, pasi ishte shansi i fundit për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm.
Holanda kaloi në epërsi që në minutën e shtatë, me atë të fantazistit të Brightonit, Davy Propper.
Në minutën e 67 ishte kapiteni Arienn Robben ai që dyfishoi shifrat, për vendasit, por dy minuta më pas, Popov ngushtoi sërish diferencën për bullgarët dhe rihapi llogaritë e holandezëve.
Por, ishte sërish Propper ai që riktheu qetësinë te holandezët, me shënimin e golit të dytë personal, në minutën e 79.
Me këtë rezultat Holanda rikthehet në garën për vendin e dytë të grupit, që do ta çonte në fazëen e Play Off-it të eliminatoreve ‘Rusi 2018’.
Tani ekipit të Advokat do t’i duhet të marrë të gjashtë pikët e mundshme, në dy ndeshjet e mbetura, transfertën në Bjellorusi dhe atë në shtëpi, ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë, Suedisë.
Në takimet e tjera, të zhvilluara në orën 18:00, Suedia fitoi në transfertën bjelloruse me rezultatin e pastër 0-4, Estonia mposhti 1-0 Qipron dhe Ishujt Faroe mposhtën 1-0 Andorrën.
Top Channel