Sot Spanjë-Itali, klasikja e eliminatoreve të Botërorit

02/09/2017 00:00

Spanjë-Itali, super dueli për kreun e Grupit G, do të jetë kryendeshja e mbrëmjes së sotme të eliminatoreve të botërorit ‘Rusi 2018’.

“La Roja” do të mirëpresë në stadiumin “Santiago Bernbabeu” katër herë kampionët e botës. Misioni është i qartë për të dy këto kombëtare, të sigurojnë kreun e grupit, çka do t’u garantonte dhe kualifikimin direkt për në botërorin “Rusi 2018”.

Takimi i parë mes këtyre dy gjigandëve të futbollit përfundi në barazimin 1-1. Deri më tani, si Spanja ashtu edhe Italia, nuk regjistrojnë asnjë humbje.

Momentalisht të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë, me spanjollët që mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit.

Në Madrid është shansi i mirë për të dy kombëtaret, që të krijojnë një shkëpujte. Në radhët e të kaltërve problemi i vetëm mbetet mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili për shkak të një dëmtimi, mund të mungojë.

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur të rikthejë në kombëtare pas tre vitesh, 35 vjeçarin David Villa. I grumbulluar është edhe Alvaro Moratta.

Për një tjetër sulmues, Diego Costa nuk ka vënd në radhët e “La Roja” dhe bashkë me të edhe për dyshen e Man.United, Ander Herrera dhe Juan Mata.

Për Italianët mungesa e mbrojtësit Giorgio Chiellini peshon shumë, ndërkohë në sulm shpresat janë tek Andrea Belloti i Torinos dhe Ciro Imobille i Lazios. Një takim që nuk duhet humbur, me 90 minuta plot adrenalinë, ku pa diskutim, spektakli nuk do të mungojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA