Shqipëri-Lihtenshtejn, publikohen formacionet

02/09/2017 00:00

Ashtu siç ishte parashikuar, ndaj Lihtenshtejn në “Elbasan Arena” do të shohim një Shqipëri sulmuese në ndeshjen që nis në orën 18:00.

Trajneri Panucci ka vendosur t’i besojë përvojës së Berishës në portë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli. Në mesfushë do të luajnë Abrashi, Basha, Memushaj, ndërsa në sulm Roshi, Grezda, Llullaku.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.

Formacioni i Lihtenshtejnit: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.

Gjyqtar: Sergej Laposhkin

Top Channel