
Wayne Rooney e fut veten në telashe. Sulmuesi i Evertonit u arrestua nga policia britanike, pasi dyshohet se u kap duke drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas tabloidëve në Britaninë e Madhe, ish-sulmuesi i Manchester United u ndalua pranë banesës së tij, në Cheshire, mbrëmjen e së enjtes, teksa ishte duke u kthyer nga një festë.
Rooney u lirua më pas me kusht, e në datën 18 shtator do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Stockport.
Wayne Rooney, 31-vjeçar, vetëm përpara pak ditësh konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja angleze. Ai e mbylli karrierën me “Tre Luanët” me 119 ndeshje të luajtura e 53 gola të shënuar, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e kësaj përfaqësueseje.
Ndërsa te Manchester United ai luajti për 13 sezone, me 183 gola të shënuar, për t’u kthyer tek Evertoni, ku edhe nisi karrierën. Vrulli i tij nuk është ndalur aspak dhe goli i shënuar ndaj Manchester Cityt ishte i 200-ti për të në Premier League.
Top Channel