
Një ditë para ndeshjes që do të vendosë shumë për kreun e grupit ku bën pjesë edhe Shqipëria në Eliminatoret e Botërorit të Rusisë, trajneri i Italisë Ventura ka marrë një lajm të hidhur për dëmtimin e mbrojtësit Chiellini.
Kur të gjithë prisnin rikthimin e BBC-së së famshme të Juventusit të sezonit të kaluar, Barzagli, Bonucci, Chiellini, ky i fundit do të mungojë në sfidën vendimtare për të kaltrit ndaj Spanjës, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës.
Pak para nisjes për në Madrid, mbrojtësi i Juventusit ka shfaqur probleme në këmbën e djathtë dhe mediat në Itali shkruajnë se Chiellini është rikthyer në Torino për të kryer kontrollet nga stafi mjekësor i Juventusit.
Ventura kishte planifikuar një mbrojtje me 3 dhe tashmë duket se kjo nuk do të ndryshojë, por Chiellini do të zëvendësohet në prapavijë nga një shok i tij te Juventusi, Rugani.
Top Channel