Shpresat e Kosovës mposhtin Norvegjinë, udhëheqin grupin
01/09/2017 00:00
Nëse skuadra përfaqësuese e Kosovës ende nuk po arrin rezultatet e pritura në këto eliminatore të Botërorit, e kundërta po ndodh me skuadrën e 21-vjeçarëve.
Shpresat e Kosovës kanë marrë një tjetër rezultat fantastik në eliminatoret e Europianit për këtë grupmoshë, duke mposhtur Norvegjinë me rezultatin 3-2.
Edhe pse ishin në disavantazh të dy golave 21-vjeçarët e Kosovës arritën të bëjnë mrekullinë ndaj Norvegjisë duke e përmbysur në 3-2 rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas 3 takimeve të para, Kosova udhëheq grupin me 6 pikë.
Top Channel