Gjermania fiton në Çeki, Anglia shpartallon në fund Maltën

01/09/2017 00:00

Gjermania vazhdon të jetë perfekte në këto eliminatore të Botërorit, duke arritur fitoren e 7 në po kaq ndeshje.

Kampionët në fuqi të Botës edhe pse me vështirësi fituan 1-2 në Ceki, me gola të Werner dhe Hummels. Për vendasit, Darida shënoi golin e vetëm.

Ndërkohë, Kombëtarja e Anglisë fitoi 0-4 ndaj Maltës në një ndeshje, e cila deri në minutën e 86 ishte 0-1, ndërsa më pas u shënuan edhe 3 gola të tjerë.

Anglia ka konsoliduar pozitat në vendin e parë me 17 pikë në grup, ndërsa ndiqet nga Sllovakia me dy pikë më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB