“Drejtuesit e Barcelonës e dinin që Nejmar do largohej”

01/09/2017 00:00

Kalimi i Nejmarit nga Barcelona drejt PSG-së tronditi gjithë merkaton e kësaj vere dhe ata që e kanë ende të vështirë ta besojnë këtë janë tifozët katalanas.

Transferimi më i shtrenjtë i gjithë historisë së futbollit u shoqërua me akuza dhe kundërakuza mes sulmuesit brazilian dhe drejtuesve të Barcelonës.

Këta të fundit këmbëngulën se Nejmar nuk i kishte vënë në dijeni për vendimin e tij dhe se gjithçka e kishin mësuar kur ishte shumë vonë.

Por deklarata e agjentit Josep Maria Minguella, njeriu që ka meritat për kalimin e Messit tek katalanasit, hedh poshtë gjithë pretendimet e drejtuesve të Barcelonës.

“Kam njoftuar Presidentin dhe Drejtorin Sportiv të Barcelonës që më 10 maj. U thashë që Nejmar do të largohej nëse nuk bisedohej me të dhe të atin e tij për pagën. Albret Soler (drejtori sportiv) mori shënime si gjithmonë dhe më pas bën çfarë të dojë vetë”, deklaroi për Marcan, Josep Minguella.

Top Channel