Renato Sanches drejt kampionatit anglez

31/08/2017 00:00

Renato Sanches, për të cilin Bayern Munchen shpenzoi 40 milionë euro në verën e kaluar, është shumë pranë kalimit te Swansea.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, mesfushori portugez do të kalojë te skuadra angleze në formë huazimi, një lëvizje kjo që ka befasuar jo pak. Swansea, që sezonin e kaluar arriti të sigurojë vetëm në fund qëndrimin në Premier League, duket se ka arritur të fitojë garën me disa prej klubeve më të rëndësishme të Evropës për Renato Sanches.

Mendohet se ai që bindi futbollistin luzitan për të pranuar kalimin me huazim te Swansea ishte Paul Clement, ish-zëvendëstrajneri i Bayern Munchen, me këtë të fundit që i premtoi Sanches se do ta aktivizojë rregullisht në ndeshjet e kampionatit anglez të futbollit.

Top Channel