Ofertë marramendëse për Dybala, Barça refuzohet nga Juve
31/08/2017 00:00
Barcelona po mundohet të përforcohet në orët e fundit të merkatos, por po merr vetëm refuzime.
Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi nuk ka pranuar 160 milionë euro nga Barcelona për yllin argjentinas. Mësohet se klubet janë mbledhur në hotelin “Le Meridien Plaza” të Monakos dhe kanë diskutuar për këtë transferim ditën e djeshme.
Është përmendur edhe emri i Aleix Vidal, por drejtuesit e Juventusit kanë këmbëngulur se Dybala nuk lëviz nga bardhezinjtë gjatë kësaj vere.
Top Channel