
Policia e Elbasanit në bashkëpunim edhe me struktura të tjera të Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes për eliminatoret “Rusi 2018”, kundër Liechtenstein që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Nga ora 10:00 e së shtunës nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në disa akse rrugore, konkretisht:
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i tapetave” deri tek Kryqëzimi i “Ish-konservimit”
Nga Kryqëzimi i rrugës “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë në anën veriore të stadiumit.
Në orën 12:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Dinamos.
Vendparkimet e mjeteve të tifozerisë vendase do të jetë :
Sheshi tek Kryqëzimi I Zaranikës , Pallati i Sportit dhe në vende të mundshme të lejuara për parkime.
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.
Gjithashtu bëhet me dije se hyrja e sportdashësve do të fillojë 3 orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.
Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, krahas biletës duhet të kenë me vete edhe kartë identiteti.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë tifozët dhe nuk do të lejohen të hyjnë në stadium ata persona që do tentojnë të mbajnë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Të gjitha lokalet që ndodhen përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Për më tepër drejtoria e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 2 Shtator 2017 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Top Channel