Kur Adriele Smith të jetë një vajzë e rritur, prindërit e saj do të mund t’i tregojnë një histori vërtet të veçantë për ditën kur erdhi në jetë.
Ky i fundit preferoi të zhvillonte një test kontrolli brenda grupit, ndeshje e cila i ka mundësuar për të parë edhe gjendjen e lojtarëve në përfundim të fazës përgatitore.
Ndeshja e kontrollit mes lojtarëve të Partizanit përfundoi në shifrat 2 – 1. Autorët e golave ishin sulmuesi Edgar Çani me 11 metërsh, ndërsa për formacionin tjetër tundën rrjetën Xhevair Sukaj dhe Idriz Batha.
Ndërkohë klubi kryeqytetas kërkoi të sqaronte dhe situatën rreth mbrojtësit Sodik Atanda. Futbollisti, i cili pak ditë më parë festoi 24 vjetorin e lindjes, sipas Partizanit është nën kontratë me 15-të herë kampionët e vendit deri në 2018 dhe vijon të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit.
Në momentin e duhur palët do të ulen për të diskutuar mbi zgjatjen e mundshme të kontratës së mbrojtësit, i cili luan sezonin e 3-të me fanellën e kuqe.
Top Channel