City ofron 60 mln euro për Sanchez, Arsenal 100 mln për Lemar

31/08/2017 00:00

Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së verës dhe si në çdo sezon transferimesh, janë orët më të ngjeshura.

E nga Anglia mbërrin lajmi se Manchester City dhe Arsenal kanë rënë dakort për transferimin e Alexi Sanchez nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Sipas mediave sportive britanike, marrëveshja verbale është arritur për shifrën e 70 milionë eurove, por ka një pengesë.

Arsenali kërkon me ngulm një zëvendësues para se të firmosë për largimin e tij dhe si emrin e përshtatshëm për mbushjen e boshllëkut të lënë nga kiliani në rast largimi, Arsen Venger sheh talentin e Monakos, Thomas Lemar.

Në Angli përflitet se “Topçinjtë” kanë avancuar dhe i kanë ofruar 100 mln euro skuadrës së Principatës për mesfushorin, që sezonin e kaluar ishte mes emrave që shkëlqeu.

Top Channel