Zjarret në Laç, ushtria dhe zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët
30/08/2017 00:00
Të paktën 5 ekipe zjarrfikëse dhe 100 forca të ushtrisë kanë luftuar deri në mëngjes me flakët që ranë një ditë më parë në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit.
Zjarret janë vënë nën kontroll rreth orës 4 të mëngjesit, por, përveç panikut te banorët e zonës, të cilëve u rrezikoheshin shtëpitë, flakët kanë lënë pas dëme në të mbjella, duke dëmtuar dhjetëra rrënjë ullinj.
Zjarri që u përhap me shpejtësi dyshohet të jetë i qëllimshëm. “Vatrat e zjarrit kanë shpërthyer njëherësh, çka do të thotë se nuk kanë qenë të rastësishëm”, tha Shemsi Premçi, kreu i Emergjencave Civile.
Të martën në drekë, flakët iu afruan edhe Kishës së Shën Ndout, në një kohë që ishte e mbushur me besimtarë.
Top Channel