
Futbollisti i Kosovës Bernard Jashanica do të vizitojë stadiumin Maksimir Stedium për herë të dytë brenda pak javësh, por këtë herë në kontrast me impenjimin Evropian të Skënderbeut, në lojë është përfaqësuesja.
Gjiganti i mbrojtjes në formacionin e Albert Bunjakut, e njeh koeficientin e lartë të vështirësisë në eliminatoren e botërorit 2018 ndaj Kroacisë.
“E dimë ka potencial të madh Kroacia. Edhe ne do ta vlerësojmë veten, të jemi një përfaqësuese që mund t’i bëjë ballë edhe skuadrave më të mëdha”, shprehet Bernard Jashanica.
Do të ketë ndjesi të përziera edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës Amir Rrahmani. në një stadium ku është mësuar që ta përkrahin në ndeshjet me Dinamon e Zagrebit, ish-lojtari i kombëtares kuqezi, tani me Kosovën, shpreson se do të mund të rrëmbejnë diçka nga transferta dalmate.
“Kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, por do të mundohemi që t’i ndalojmë sulmet e tyre. Ata kanë presion, besoj se mund ta shfrytëzojmë presionin e tyre”, deklaroi Amir Rrahmani.
Kosova do të luajë në 2 Shtator ndaj Kroacisë në Zagreb, ndërsa në 5 Shtator do të presë Finlandën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Top Channel