Franca në eliminatore, Benzema sërish jashtë ekipi

30/08/2017 00:00

Karim Benzema është lënë jashtë skuadrës përfaqësuese franceze edhe për ndeshjet e radhës së Eliminatoreve të Botërorit të Rusisë. Trajneri Deschamps e ka bërë tashmë të ditur vendimin e tij dhe në një intervistë për “Le Parisien”, ai e ka justifikuar atë duke thënë se në plan të parë është interesi i skuadrës.

“Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”, sqaron Deschamps. “E mendova mirë. Nuk e bëra analizën duke menduar për individin, por për skuadrën përfaqësuese që në fakt qëndron mbi çdokënd. Në fund e bëra zgjedhjen time duke u bazuar tek ajo që është më e mira për Francën, gjithnjë kam vepruar kështu”.

Benzema nuk grumbullohet në përfaqësuesen e Francës që nga muaji tetor i vitit 2015. Ai vazhdon ta përjetojë këtë situatë pavarësisht se se fundmi iu hoq kontrolli juridik që rëndonte mbi për shkak të skandalit të shantazhit ndaj Valbuena-s për një video erotike.

Franca do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndaj Holandës, ndërsa në 3 shtator do të përballet me përfaqësuesen e Luksemburgut. “Blutë” transalpinë kryesojnë së bashku me Suedinë Grupin A të kualifikueseve me nga 13 pikë secila.

Top Channel